Man United kërkon ta vazhdojë formën e mirë në Premierligë ndaj Evertonit, formacionet

  • 15 December 2019 - 14:18
Man United kërkon ta vazhdojë formën e mirë në Premierligë ndaj Evertonit, formacionet

Manchester Unitedi synon ta vazhdojë rrugën e fitoreve përballë Evertonit, në luftë për top katërshe në Premierligë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e pret Evertonin në Old Trafford, duke e ditur se fitorja do ta afronte vetëm dy pikë larg vendit të katërt, Chelsea. 

Unitedi vjen me shumë vetëbesim dhe guxim në këtë takim, duke parë që i fitoi dy ndeshje të forta në dy takimet e fundit, ndaj Tottenhamit të Jose Mourinhos dhe Manchester City.

Evertoni, ndërkohë, nuk po kalon momente të mira, pasi është mposhtur tri herë në pesë ndeshjet e fundit dhe po lufton për t’i ikur rënies nga liga.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave për takimin që nis në 15:00.

(Kosova Sot Online)