Juventusi me Ronaldo e Dybalan kundër Udineses, formacionet

  • 15 December 2019 - 14:20
Juventusi me Ronaldo e Dybalan kundër Udineses, formacionet

Juventusi ka dështuar të fitojë në dy ndeshjet e fundit në Serie A, prandaj synon fitore kundër Udineses, në mënyrë që ta ruajë hapin me Interin në luftë për titull.

Juve e pret Udinesen në Allianz Stadium, e vetëdijshme se një dështim i radhës do t’i kushtojë në luftë për ta mbrojtur titullin për herë të tetë.

Me një fitore eventuale, kampioni në fuqi do të rimerrte kreun, të paktën derisa Interi ta zhvillojë takimin e kësaj jave sonte në mbrëmje.

Skuadra e Maurizio Sarrit synon ta lërë pas humbjen ndaj Lazios dhe barazimin me Sassuolon në dy ndeshjet e fundit dhe t’i kthehet fitoreve.

Sarri ka vendosur të luajë me Cristiano Ronaldon, Paulo Dybalan dhe Gonzalo Higuainin në sulm.

Udinese, ndërkohë, po kalon nëpër formë të tmerrshme, pasi nuk di për fitore në katër ndeshjet e fundit, dy humbje dhe dy barazime.

Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave për ndeshjen që nis në orën 15:00.

Image

Udinese: Musso; De Maio, Troost-Ekong, Nuytinck; Ter-Avest, Fofana, Mandragora, De Paul, Stryger-Larsen; Okaka, Lasagna

(Kosova Sot Online)