Ylli i Man Utd bëhet hor, s’ia ka idenë se kush është kundërshtari pak orë para ndeshjes

  • 15 December 2019 - 14:59
Ylli i Man Utd bëhet hor, s’ia ka idenë se kush është kundërshtari pak orë para ndeshjes

Andreas Pereira ka përjetuar ankth në rrjetet sociale mëngjesin e sotëm, pasi kishte harruar se Manchester Unitedi do të luajë kundër Evertonit pasdite.

Mesfushori i Man Unitedi mendoi gabimisht se skuadra e tij do të përballej me Watfordin, edhe pse kjo e fundit humbi dje 2:0 kundër Liverpoolit.

Pereira shkroi “Forca United!” në përshkrimin e një fotografie me tekstin “Watford vs United” në të, siç mund ta shihni edhe më poshtë:

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e pret Evertonin në Old Trafford, duke e ditur se fitorja do ta afronte vetëm dy pikë larg vendit të katërt, Chelsea.

Unitedi vjen me shumë vetëbesim dhe guxim në këtë takim, duke parë që i fitoi dy ndeshje të forta në dy takimet e fundit, ndaj Tottenhamit të Jose Mourinhos dhe Manchester City.

Image

(Kosova Sot Online)