Zidane thjeshtë nuk e do Balen, Rodrygo starton edhe para Vinicius

  • 15 December 2019 - 20:10
Zidane thjeshtë nuk e do Balen, Rodrygo starton edhe para Vinicius

Zinedine Zidane nuk e ka aktivizuar sërish Gareth Balen, sinjal tjetër që do të dëshironte shumë ta shesë në afatin kalimtar të janarit dhe me paratë e fituara nga ai të blejë një tjetër futbollistë.

Nga minuta e parë në sulm me Benzeman starton Rodrygo, derisa Vinicius mbetet në stol.

Kurse në mesfushë, Zizu nuk ka rrezikuar me Casemiron, që ka katër kartonë të verdhë, startojnë Kroos, Isco, Valverde e Modric.

(Kosova Sot Online)