Mbrojtësit e Arsenalit nuk ia kanë idenë se çfarë janë duke bërë

  • 16 December 2019 - 11:04
Mbrojtësit e Arsenalit nuk ia kanë idenë se çfarë janë duke bërë

Mbrojtësit e Arsenalit u duken të humbur dhe pa ide në paraqitjen e tyre katastrofë në disfatën 3:0 kundër Manchester City të dielën në Premierligë, sipas ish-mbrojtësit të Liverpoolit, Jamie Carragher.

Arsenali i pranoi tri gola në pjesë e parë në Emirates, duke e lejuar Manchester Cityn të fitojë më shumë lehtësi.

Skuadra e Freddie Ljungberg i ka pranuar vetëm pesë gola më pak se skuadra e fundit në Premierligë, Watford, dhe e ka ruajtur portën e paprekur në vetëm dy ndeshje gjatë gjithë sezonit.

“Çdo herë që kundërshtari e sulmin Arsenalit, mbrojtësit e tij tërhiqen prapa. Diçka duhet të ndryshojë rreth kësaj në stërvitje. Ata duhet ta mbajnë vijën dhe të bëjnë presion. Ata tërhiqen prapa kur duhet të bëjnë presion dhe bëjnë presion kur duhet të tërhiqen prapa”, tha Carragher.

“Ata nuk ia kanë idenë se çfarë janë duke bërë”, shtoi ai.

Pas kësaj humbjeje, Arsenali renditet në pozitën e nëntë me 22 pikë, vetëm shtatë pikë larg zonës së rënies nga liga. 

(Kosova Sot Online)