Barcelona do ta huazojë në janar Alenan

  • 16 December 2019 - 12:00
Barcelona do ta huazojë në janar Alenan

Carles Alena ka mbetur në harresë këtë edicion te Barcelona.

Mesfushori i talentuar spanjoll nuk ka pasur shumë hapësira nga trajneri Ernesto Vlaverde, pasi reparti në mesfushë është i mbipopulluar.

Mundo Deportivo ka raportuar se lojtari ka kërkuar huazimin pasi dëshiron të shkoj tek një skuadër ku do të luaj rregullisht.

21-vjeçari numëron vetëm tri paraqitje, dy në La Liga dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Ofertat për të nuk mungojnë, pasi janë plot katër skuadra nga La Liga që duan huazimin e tij.

Getafe, Real Betis, Celta Vigo dhe Real Valladolid duan huazimin e lojtarit.

Interesim për të ka pasur edhe nga Anglia ku kërkohet nga Watford dhe Tottenham Hotspur, por Barcelona nuk dëshiron shitjen e tij pasi do ta huazojë vetëm për gjashtë muaj. 

(Kosova Sot Online)