Pikturat e majmunëve ngjallin sërish debat për racizmin në Serie A

  • 17 December 2019 - 08:20
Pikturat e majmunëve ngjallin sërish debat për racizmin në Serie A

Iniciativa e fundit e Serisë A për ta luftuar racizmin nga futbolli italian është pritur me kritika të shuma pasi që liga zgjodhi t’i ekspozojë përherë tri piktura të majmunëve në zyrat e veta.

Artisti, Simone Fugazzotto, është i njohur për përdorimin metaforik të majmunëve si qenie njerëzore në pikturat e tij dhe ia ka sqaruar se qëllimi i tij ishte t’ia kthente këtë koncept racistëve, duke e theksuar se të gjithë njerëzit kanë prejardhje nga majmunët.

Vendimi i ligës për t’i vendosur këto piktura në zyrën e vet në mënyrë të përhershme nuk është pritur mirë dhe është cilësuar raciste, ndërsa më parë lojtarë si Romelu Lukaku dhe Kalidou Koulibaly ishin bërë cak i thirrjeve si majmunë nga tifozë racistë.

Si rezultat, shumë tifozë kanë mbetur të tronditur nga këto piktura dhe e kanë konsideruar vetë kampanjën kundër racizmit raciste, për shkak të përdorimit të majmunëve. Por, menaxheri i përgjithshëm i Serisë A, Luigi de Siervo, tentoi ta sqarojë atë që kishte ndodhur.

“Pikturat e Simones i reflektojnë plotësisht vlerat e ndershmërisë dhe tolerancës, kështu që ato do të mbesin në zyrat tona. Ne po mbajnë qëndrimin tonë të fortë kundër çdo lloj forme të paragjykimit”, ka thënë De Siervo.

“Ne e kuptojmë se racizmi është një problem epidemik dhe shumë i komplikuar, kështu që ne po përballemi me atë në tre fronte – kulturor, përmes veprave të artit si pikturat e Simones; sportiv, përmes iniciative me lojtarë dhe klube; ndëshkuese, përmes bashkëpunimit me policinë”.

“Duke vepruar në këto tri niveli, po jemi të sigurt se do ta fitojmë ndeshjen më të rëndësishme kundër kësaj epidemie që po e shkatërron sportin më të bukur të botës”.

Vetë artisti tentoi ta sqarojë frymëzimin e tij për këto tre piktura, duke e shfrytëzuar llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram.

“Ideja për këtë kampanjë vjen nga larg. Ishte 36 dhjetori dhe unë isha në stadium për ta parë ndeshjen mes Interit dhe Napolit, një ndeshje e mrekullueshme që u vendosur në minutat e fundit nga Lautaro Martinez”, shkroi Simione Fugazzotto.

“Unë dëgjova, dhe jo për herë të parë, ofendime dhe thirrje si majmunë në drejtim të një lojtari të mrekullueshëm, Kalidou Koulibalyt. U zemërova shumë por edhe më erdhi një ide: pse të mos e ndalim censurimin e fjalës majmunë futboll dhe ta kthejmë konceptin dhe të themi se, në fund të fundit, të gjithë jemi majmunë”.

“Me këto tre piktura, unë tentova ta dëshmoj se ne jemi krijesa mahnitëse dhe komplekse, që mund të jemi të lumtur ose të mërzitur, katolikë, myslimanë apo budistë, por në fund të ditës ne nuk definohemi nga ngjyra jonë e lëkurës”.

“Unë i pikturoj majmunët si metaforë për qeniet njerëzore. Ne e kemi kthyer këtë koncept te racistët, pasi që të gjithë e kemi prejardhjen nga majmunët. Kështu që unë e pikturova një majmun perëndimor, një majmun aziatik dhe një majmun të zi”