Superkompjuteri parashikon fituesit e 1/8 së finales në Champions

  • 17 December 2019 - 09:50
Superkompjuteri parashikon fituesit e 1/8 së finales në Champions

Shorti i 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve të hënën solli ndeshje interesante, përfshirë këtu atë më të përfolurën mes Manchester Cityt dhe Real Madridit. Por, cilat nga këto skuadra do të kalojnë në çerekfinale?

TalkSport e ka përdorur superkompjuterin e vet, që i analizon të dhënat e dy skuadrave për ta gjetur kundërshtarin që ka më shumë gjasa ta fitojë përballjen, për t’i parashikuar fituesit e kësaj faze.

Real Madridi është parashikuar të humbë ndaj Manchester Cityt, Liverpooli të eliminohet nga Atletico Madridi, Chelsea nga Bayern Munichu, përderisa Juventusi dhe Barcelonë parashikohet se do të kalojnë drejt në çerekfinale.

Real Madrid vs Manchester City

Ndeshja e parë: Real Madrid 1-1 Man City
Ndeshja e dytë: Man City 3-1 Real Madrid
Manchester City fiton me rezultat të përgjithshëm 4-2

Atalanta vs Valencia

Ndeshja e parë: Atalanta 1-1 Valencia
Ndeshja e dytë: Valencia 2-1 Atalanta
Valencia fiton me rezultat të përgjithshëm 3-2

Atletico Madrid vs Liverpool

Ndeshja e parë: Atletico Madrid 1-0 Liverpool
Ndeshja e dytë: Liverpool 2-1 Atletico Madrid
Atletico Madrid kalon me rezultat të përgjithshëm 2:2, falë golave të shënuar si mysafir

Chelsea vs Bayern Munich

Ndeshja e parë: Chelsea 1-2 Bayern
Ndeshja e dytë: Bayern 2-0 Chelsea
Bayern Munich fiton me rezultat të përgjithshëm 4-1

Lyon vs Juventus

Ndeshja e parë: Lyon 1-2 Juventus
Ndeshja e dytë: Juventus 2-1 Lyon
Juventus fiton me rezultat të përgjithshëm 4-2

Tottenham Hotspur vs RB Leipzig

Ndeshja e parë: Spurs 2-1 Leipzig
Ndeshja e dytë: Leipzig 1-0 Spurs
RB Leipzig kalon me rezultat të përgjithshëm 2:2, falë golave të shënuar si mysafir

Napoli vs Barcelona

Ndeshja e parë: Napoli 0-3 Barcelona
Ndeshja e dytë: Barcelona 3-1 Napoli
Barcelona fiton me rezultat të përgjithshëm 6-1

(Kosova Sot Online )