Wanda Nara: E vuaj diferencën e moshës me Icardin, nuk flas me babanë shkaku i Maxi Lopezit

  • 17 December 2019 - 11:59
Wanda Nara: E vuaj diferencën e moshës me Icardin, nuk flas me babanë shkaku i Maxi Lopezit

Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit ka folur për jetën e saj private dhe marrëdhënien që e ka me sulmuesin argjentinas.

Bukuroshja argjentinase ka rrëfyer edhe për dallimin në moshë që e ka me futbollistin e Interit, i cili këtë vit është huazuar në Paris Saint-Germain.

“E vërteta është se e vuaj diferencën e moshës me Mauron, unë i kam shtatë vjet më shumë se ai. Unë dua të jem dhe jam mësuar seksi, edhe në rrjete sociale. Fshihem prapa një personazhi. Nëse të njohin dhe e kuptojnë pikën tënde të dobët, më pas e dinë se ku të godasin”, ka thënë Wanda në një intervistë për “La Repubblica”.

Ajo ndërkohë e ka përshkruar Icardin si një bashkëshort dhe baba shembullor.

“Ne bëjmë fundjava të gjata. Mauro më ndihmon shumë me fëmijët, është një baba special. Kur nuk luante në Kombëtare ishte mjaft prezent, e përgatiste edhe ushqimin dhe luante me fëmijët”, vazhdoi ajo.

Pas ndarjes me futbollistin tjetër argjentinas, Maxi Lopez, Wanda Nara është kritikuar nga të gjithë pasi ajo e kishte nisur lidhjen pikërisht me shokun e ngushtë të tij, me Icardin.

Kjo ka bërë që ajo t’i prish punët edhe më familjarët e saj, përfshirë këtu edhe babanë.

“Raportet e mia me babanë janë të komplikuara qe disa vite. Kur jam shkurorëzuar nga Maxi Lopez, i kam marrë fëmijët dhe jam rikthyer në Argjentinë për të punuar. Do të ishte e rëndësishme ta kisha në krahun tim, por babai ishte më afër ish-bashkëshortit tim. Ai vazhdon të bëjë gabime, unë nuk i përgjigjem”, ka përfunduar Wanda Nara.

(Kosova Sot Online)