Shtyhet kthimi i Pogbas në skuadrën e Man Unitedit

  • 17 December 2019 - 12:21
Shtyhet kthimi i Pogbas në skuadrën e Man Unitedit

Kthimi i Paul Pogbas në skuadrën e Manchester Unitedit është shtyrë për edhe më vonë, pasi që mesfushori francez ka munguar në dy seancat e fundit stërvitore të Djajve të Kuq pasi që ndihet i sëmurë.

Mesfushori francez pritej të kthehej në stërvitje në kampin Carrington këtë javë, pasi që është shëruar nga lëndimi i tij në kyçin e këmbës, që e ka mbajtur jashtë skuadrës që nga shtatori.

Pogba ishte në dasmën e vëllait të tij në Francë të premten, por ai pati nevojë për një termin me stafin mjekësor të Manchester Unitedit të shtunën. Të dielën, simptomat e tij u përkeqësuan edhe më shumë. 

“Ai është sëmurë. Ai s’është stërvitur që dy ditë, gjë që nuk na ndihmon. Kjo me siguri do t’ia shtyjë kthimin nga lëndimi edhe më shumë”, ka thënë trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Pogba ka luajtur në vetëm gjatë ndeshje të këtij sezoni, pasi që pati nevojë për operacion për t’u rikthyer nga lëndimi i tij në kyçin e këmbës.

Mesfushori francez është përfolur për një largim të mundshëm nga klubi anglez që një kohë të gjatë tani, pasi që Real Madridi është i interesuar ta transferojë atë dhe trajneri Zinedine Zidane nuk e ka mbajtur sekret dashurinë e tij për bashkëkombësin e vet.

(Kosova Sot Online)