E konfirmon Kloppi: Wijndalum do të mungojë në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube

  • 17 December 2019 - 14:36
E konfirmon Kloppi: Wijndalum do të mungojë në gjysmëfinale të Kupës së Botës për Klube

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka konfirmuar se Georginio Wijnaldum do të mungojë në gjysmëfinalen e Liverpoolit kundër Monterrey në Kupën e Botës për Klube, që do të zhvillohet të mërkurën.

Mesfushori 29-vjeçar ishte lënduar gjatë pjesës së dytë të fitore me rezultat 2:0 të Liverpoolit kundër Watfordit në Anfield, të shtunën pasdite.

Wijnaldum ishte parë duke i prekur muskujt e këmbës përgjatë kohës sa do dilte nga fusha e lojës, për t’u zëvendësuar nga Andrew Robertsoni. Megjithatë, ai u emërua në skuadrën e Kloppin për ndeshjen e parë në Katar.

Që nga atëherë, Liverpooli ka mësuar se lëndimi i holandezit nuk është shumë serioz dhe se ai nuk do të mungojë për një kohë të gjatë. Por, Kloppi ka bërë të ditur se Wijnaldum nuk do të shërohet në kohë për ndeshjen e nesërme kundër klubit meksikan.

“Gini nuk e ka lëndimin aq serioz sa menduam në fillim, kështu që ai është këtu duke i bërë ushtrimet e para për t’u shëruar dhe pastaj ne duhet ta shohim çfarë kemi nevojë të bëjmë”, ka thënë Klopp.

“Do ta shohim procesin e tij rikuperues nga dita në ditë, mirëpo ai s’do të jetë i përfshirë në ndeshjen e nesërme”.

Liverpooli do ta hapë këtë turne me përballjen kundër klubit meksikan Monterrey më 18 dhjetor në gjysmëfinale, ndërsa në finale do t’i presë ose Flamengo, si fitues i Copa Libertadores, ose Al Hilal nga Arabia Saudite. 

(Kosova Sot Online)