Icardi nuk ia mbyll dyert Interit

  • 17 December 2019 - 14:57
Icardi nuk ia mbyll dyert Interit

Menaxherja dhe bashkëshortja e futbollistit, Wanda Nara ka folur për të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

Mauro Icardi është ambientuar mjaft mirë në Paris, ku po shkëlqen në fanellën e Paris Saint-Germainit.

Sulmuesi argjentinas është huazuar në klubin francez, i cili është i interesuar për ta blerë përfundimisht kartonin e tij.

Mirëpo, bashkëshortja dhe menaxherja e futbollistit, Wanda Nara, nuk ia ka mbyllur dyert Interit.

Ajo nuk e ka përjashtuar një rikthim të mundshëm të 26 vjeçarit në Itali.

Icardi i ka realizuar 13 gola në 16 ndeshje me PSG-në këtë sezon.

“Unë jetoj ende në Milano. Do ta shohim se cila është gjëja më e mirë për karrierën e Mauros. Sapo na erdhi oferta nga PSG-ja, e dinim se ishte një mundësi e mirë për të. Por, nuk e di se ku do të na çojë e ardhmja. Ne jemi ende të Interit, Mauro ka kontratë me Nerazzurri”, deklaroi Nara për televizionin italian, “Canale 5”. 

(Kosova Sot Online)