Interi dhe Milani pa lojtarët kryesorë në xhiron e ardhshme në Serie A

  • 17 December 2019 - 19:10
Interi dhe Milani pa lojtarët kryesorë në xhiron e ardhshme në Serie A

Interi dhe Milani do të përballet me disa mungesa të mëdha në ndeshjet e tyre të ardhshme në Serie A.

Te Interi do të mungojnë Marcelo Brozovic dhe Lautaro Martinez, ndërsa te Milani Lucas Paqueta dhe Theo Hernandez.

Interi e pret Genoan të shtunën në mbrëmje, ndërsa Milani i shkon Atalantas të dielën në mesditë.

Federata e Futbollit e Italisë njoftoi se lojtarët e lartpërmendur do të mungojnë në javën e 16-të për shkak se e kanë arritur maksimumin prej pesë kartonëve të verdhë.

Mungesa e Lautaros dhe Brozovicit do t’i shkakojnë shumë kokëçarje Antonio Contes, i cili edhe ashtu përballet me mungesa të mëdha në mesfushë dhe sulm për shkak të lëndimeve të Stefano Sensit, Nicolo Barellas, Gagliardinit dhe Alexis Sanchezit.