Mainzi e fundos Werderin e Milot Rashicës

  • 17 December 2019 - 20:49
Mainzi e fundos Werderin e Milot Rashicës

Pas humbjes tenistike kundër Bayern Munchenit 6-1, sonte Werder Bremen i Milot Rashicës është mposhtur po ashtu me rezultat të thellë nga Mainzi, 5-0. Kjo ka thelluar edhe më shumë krizën e Werderit në Bundesligë

Nuk ka këndellje për Werderin e Milot Rashicës.

Ata kanë humbur sonte me rezultat 5-0 në shtëpi të tyre duke u turpëruar kështu brenda 5 ditë dy herë.

Në pjesën e parë Mainz shënuan katër gola duke i dhënë kështu vulë pak a shumë këtij takimi.

Robin Quaison shënoi hat trik në pjesën e parë (10, 19, 38), kishte një autogol në minutën 15 me autogolin e Jiri Pavlenkas.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, në minutën e 81 nga Mateta.

Me këtë humbje Werder mbetet për momentin në vendin e 15 pasi që ka dy pikë më shumë nga tri vendet e fundit Fortuna Dusseldorf, Koln dhe Paderborn.

(Kosova Sot Online)