Leipzig e ruan kreun në Bundesligë, pas barazimit dramatik me Dortmundin

  • 17 December 2019 - 22:36
Leipzig e ruan kreun në Bundesligë, pas barazimit dramatik me Dortmundin

RB Leipzig i shpëtoi humbjes nga Borussia Dortmund falë një goli të vonshëm nga Patrick Schick, duke barazuar 3:3 në një ndeshje dramatike të martën mbrëma.

Julian Weigl dhe Julian Brandt shënuan nga një herë brenda dhjetë minutave në pjesën e parë, duke i dhënë Dortmundit një epërsi solide në pushim mes pjesëve në Signal Iduna Park.

Por, dy golat të shpejtë nga sulmuesi gjerman në formë të lartë, Timo Werner, në një hapësirë prej gjashtë minutave, i ndihmuan liderit të Bundesligës të barazojë rezultatin në 2:2 ende pa shënuar akrepat një orë lojë.

Kjo po ashtu nënkupton se Werner tani ka 18 gola në 16 ndeshje në ligë, baras sa i pari, Robert Lewandowski i Bayern Munich.

Reagimi i vendasve, megjithatë, qe shumë i shpejtë, me Jadon Sancho që realizoi për ta kthyer epërsinë e Dortmundit vetëm dy minuta më vonë.

Por Patrik Schick, i ardhur nga stoli gjysmë ore para fundit, shënoi golin e fundit dhe të barazimit në këtë takim, duke i ndihmuar Leipzigut ta çojë në shtatë ecurinë e ndeshjeve pa humbje në ligë.

Leipzig ruan kreun me 34 pikë, tri më shumë se Borussia Monchengladbach, që ka një ndeshje më pak.

Dortmundi ngel në pozitën e tretë me 30 pikë. 

(Kosova Sot Online)