Formacionet e mundshme: Barcelona – Real Madrid

  • 18 December 2019 - 08:36
Formacionet e mundshme: Barcelona – Real Madrid

Të mërkurën në orën 20:00, Barcelona do ta presë Real Madridin në Camp Nou. Këto dy skuadra do ta zhvillojnë njërën ndër derbit më të preferuar të tifozëve të futbollit, El Clasicon. Më poshtë mund ta shikoni se cilët lojtarë pritet të dalin në fushën e lojës nga minuta e parë.

Në El Clasico ka gjithmonë tensione – si në fushën e lojës, ashtu edhe në tribuna – duke u bërë kështu e njohur si ndër rivalitetet më të mira në botë. Ky rivalitet pritet të jetë edhe më i zjarrtë sonte për shkak se dy skuadrat do të tentojnë ta marrin kreun e ligës, si dhe për shkak të tensioneve dhe protestave politike.

Që të dyja skuadrat i kanë nga 35 pikë pas 16 xhirove të para, por Barcelona e mban kreun e La Ligës shkaku i dallimit në gola, tani që po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të sezonit 2019/20.

Formacionet e mundshme të të dy skuadrave:

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Piqué, Lenglet, Jordi Alba; Rakitic, Busquets, De Jong; Messi, Luis Suárez and Griezmann.

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Mendy; Valverde, Casemiro, Kroos; Bale, Benzema and Isco.

Gjendja e dy skuadrave para derbit:

Barcelona: Një barazim i vështirë 2:2 kundër Real Sociedadit të shtunën ia shpenzoi Barcelonës më shumë energji sesa që kishte dashur, mirëpo ata ishin me fat që pushuan një ditë më shumë sesa Real Madridi.

Se sa do të ketë ndikim kjo ditë më tepër pushim, do të shihet në orën 20:00 sonte. Mirëpo, bastoret kanë parashikuar se Barcelona do ta mbajë qetësinë dhe do të fitojë me një sulm më dominues.

Real Madridi: Los Blancos morën barazim 1:1 në Valencia me një gol të shënuar në momentet e fundit të dielën nga Karim Benzema për të mbetur baras me Barcelonës, mirëpo ata e humbën mundësinë të vijnë në këtë ndeshje si liderë të ligës.

Real Madridi e ka humbur vetëm një ndeshje këtë sezon, mirëpo djemtë e Zinedine Zidane do të duhet të jenë më mbresëlënës dhe të krijojnë më shumë raste nëse duan ta mposhtin skuadrën e Zinedine Zidane. Mungesa më e madhe në skuadrën e Real Madridit është Eden Hazard.

(Kosova Sot Online )