Statistikat që duhet t’i dini para El Clasicos

  • 18 December 2019 - 08:58
Statistikat që duhet t’i dini para El Clasicos

Nëse ka ndonjë ndeshje që prodhon shumë statistika dhe analiza interesante para se të fillojë ndeshje, atëherë kjo është El Clasico, siç ka ndodhur në rastin e ndeshjes do të zhvillohet sonte mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou.

Zinedine Zidane ka arritur t’iu bëjë ballë disa problemeve në fillim të këtij sezoni 2019/20 dhe ka arritur t’i kthejë Los Blancos në një pozitë mjaft të mirë para këtij derbi të madh me Barcelonës.

Eden Hazardi kishte filluar ta gjente formën e tij të mirë, para se të pengohej nga lëndimet, dhe klubi po merrte mjaftueshëm pikë për të qëndruar në një hap me Barcelonën e Ernesto Valverdes.

Këtë formë e ndjekur ecuria prej dhjetë ndeshjeve pa disfatë – ecuri që u mbajt gjallë vetëm përmes një goli të shënuar nga Karim Benzema në minutën e 96-të të ndeshjes të së dielës kundër Valencias.

Pasi që klubi madrilen ka pasur probleme më së shumti në repartin e sulmit gjatë këtij sezoni, nuk është befasi që kampionia në fuqi e Spanjës, Barcelona, i ka shënuar dhjetë gola më shumë sesa rivalja e vet.

Megjithatë, çuditërisht, Barcelona i ka pasur tetë tentime më pak për të shënuar gol sesa Los Merengues, duke sugjeruar se skuadra e Zinedine Zidane është ndëshkuar nga pasaktësia e lojtarëve para portës kundërshtare.

Real Madridi është po aq i varët nga Karim Benzema sa Barcelona është nga Lionel Messi, pasi që të dy lojtarët i kanë nga 12 gola të shënuara këtë sezon. Mirëpo, argjentinasi ka luajtur në më pak ndeshje, për shkak të një lëndimi në fillim të sezonit,  dhe bashkëlojtarët e tij kanë qenë në formë më të mirë sesa ata të Benzemas – Luis Suarez dhe Antoine Griezmann kanë kontribuar me nga nëntë dhe gjashtë gola.

Për Los Blancos, golashënuesi i dytë më i mirë është kapiteni Sergio Ramos, i cili i ka shënuar gjithsej tri gola, pasi që paraqitjet e Gareth Bale, Luka Jovic dhe Vinicius Junior nuk kanë qenë në nivelin e dëshiruar.

Në mesfushë, Barcelona është shumë e fuqishme me Frenkie de Jongun, mirëpo Real Madridi e ka ngushtuar dallimin mes dy skuadrave përmes përfshirjes së Fede Valverdes. Gjithsej, Barcelona i ka bërë 10,484 pasime e Real Madridi 8923, mirëpo të dy skuadrat kanë qenë baras të sakta në pasime, 87 për qind.

Nga 89 El Clasicot që janë zhvilluar në Camp Nou, Barcelona i ka fituar 50 prej tyre, ndërsa Real Madridi vetëm 20. 19 prej tyre kanë përfunduar baras, përderisa Barcelona i ka shënuar gjithsej 178 gola e Real Madridi 105.

Në dhjetë ndeshjet e fundit në Camp Nou, Real Madridi i ka fituar dy ndeshje, Barcelona pesë dhe tri kanë përfunduar baras.

(Kosova Sot Online )