Top 13 rekordet më të padëshiruara në Premierligë

  • 18 December 2019 - 10:32
Top 13 rekordet më të padëshiruara në Premierligë

Çdo lojtar që debuton në Premierligë ëndërron të shkruajë historinë qysh në ndeshjen e tij të parë. Megjithatë, ekziston gjithmonë rreziku të mbahesh mend për arsyet e gabuara. Më poshtë mund t’i shikoni 13 rekordet që asnjë lojtar apo klub s’dëshiron t’i thyejë.

Më së shumti pasime pa asist

Jorginho kishte arritur t’i regjistrojë 2,332 pasime pa e asistuar asnjë gol të Chelseat, kur Chelsea luajti kundër Tottenhamit në mars. Para tij, rekordin e mbante Leon Britton i Swanseas.

Lojtari me më së shumti disfata në ndeshjen që ka shënuar

Në sezonin 2017/18, Jamie Vardy pësoi humbje në nëntë ndeshje të Leicester Cityt në të cilat kishte shënuar. Më parë, këtë rekord e mbanin Matt Le Tissier dhe Charlie Austin, që kishin shënuar në shtatë disfata të klubeve të tyre.

Më së shumti autogola 

Këtë rekord të famshëm e mban Richard Dunne, i cili i shënoi dhjetë autogola gjatë kohës sa ishte lojtar i Manchester Cityt.

Skuadra me më së shumti tentime për të shënuar në një disfatë

Arsenali i kishte bërë 35 tentime për të shënuar gol në disfatën me rezultat 1:0 kundër West Hamit në Emirates, ku golashënues i vetëm kishte qenë Baobby Zamora.

Skuadra e vetme që e çoi kot epërsinë prej katër golave

Vetëm Arsenali, në të gjithë historinë e Premierligës, e kishte shpërdoruar epërsinë prej katër golave, përderisa shumë skuadra kanë barazuar apo humbur pasi kishin qenë fillimisht në epërsi prej tre golash.

Lojtari që e ka goditur shtyllën më së shumti 

Robin van Persiet i është mohuar goli nga shtylla e portës plot 44 herë në karrierë.

Karriera më e shkurtë në Premierligë

Joe Sheerin kishte debutuar për Chelsean në prill të vitit 1997, kur e kishte zëvendësuar Gianfranco Zolan. Ai kishte luajtur vetëm 60 sekonda dhe s’ishte inkuadruar kurrë më në lojë, përkundër që kishte qenë pjesë e Chelseat deri në vitin 2000.

Disfata më e thellë 

Southamptoni pësoi disfatë me rezultat 9:0 këtë sezon kundër Leicester Cityt, që është disfata më e thellë e pësuar ndonjëherë në Premierligë, bashkë me disfatën 9:0 të Ispwichit kundër Manchester Unitedit në vitin 1995.

Më së pakti pikë të grumbulluara gjithsej 

Derby County e mban këtë rekord pasi që e kishte mbyllur sezonin 2007/08 me vetëm 11 pikë të grumbulluara.

Afati më i keq kalimtar

Tottenhami u bë skuadra e parë në histori të Premierligës që s’e transferoi asnjë lojtar gjatë një afati kalimtar të verës, verën e vitit të kaluar, ndërsa s’blenë lojtarë as në afatin kalimtar të janarit.

Fillimi më i gjatë i një sezoni pa shënuar gol

Në sezonin 2017/18, Crystal Palace kishte shkuar plot shtatë ndeshje pa e shënuar asnjë gol. Çuditërisht kjo ecuri mori fund kur ata e mposhtën Chelsean.

Më së shumti kartonë të kuq

Duncan Ferguson, Patrick Vieira dhe Richard Dunne ishin ndëshkuar plot tetë herë me kartonë të kuq dhe tani e mbajnë rekordin për më së shumti kartonë të kuq.

Ndëshkimi më i shpejte me kartonë të kuq

Keith Gillespie kishte qenë në fushën e lojës vetëm 11 sekonda para se të ndëshkohej me karton të kuq, gjatë ndeshjes së Sheffield Unitedit kundër Reading.

(Kosova Sot Online )