Trajneri i Gjermanisë nxit spekulimet për kalimin e Sanes në Bayern

  • 18 December 2019 - 12:57
Trajneri i Gjermanisë nxit spekulimet për kalimin e Sanes në Bayern

Trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë, Joachim Low, e ka mirëpritur kthimin potencial të anësorit të Manchester Cityt, Leroy Sanes, në Bundesligë, mes spekulimeve për një kalim në Bayern Munich.

23-vjeçari po spekulohet sërish për një transferim në Bayern Munichu, pasi e kishte filluar karrierën me rivalët e tyre në Bundesligës, Schalken, para se të kalonte në Manchester City para pesë vjetësh.

Sipas gazetës gjermane Bild, Sane ka vendosur të kthehet në Gjermani me Bayern Munichun dhe madje raportohet se ai do të insistojë ta kompletojë këtë transferim qysh në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri i ekipit kombëtar të Gjermanisë, Joachim Low, e shprehi përkrahjen e tij për një transferim të tillë, duke deklaruar: “Ai ka shumë aftësi të veçanta dhe një stil plotësisht të veçantë loje. Ai do të ishte një lojtar shumë tërheqës për Bundesligës”.

“Bundesliga duhet të jetë e kujdesshme – rangimet ndërkombëtare nuk duken shumë mirë sepse në vitet e fundit liga ka rënë dukshëm. Sane mund ta mbajë Bundesligën tërheqëse për tifozët e futbollit”.

Loë ia kishte dhënë Sanes debutimin e tij me Gjermaninë në nëntor të vitit 2015 dhe e kishte marrë në Kampionat Evropian vitin vijues, mirëpo s’pranoi të tregojë nëse do ta marrë atë me vete në EURO 2020.

Manchester City ishte i hapur ta negociojë kalimin e gjermanit në Bayern Munichut gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti, mirëpo ky transferim u pamundësua kur Sane pësoi lëndim të rëndë, që e ka mbajtur atë jashtë fushës që nga fundi i gushtit. 

(Kosova Sot Online)