El Clasico: Pas 89 kampionatesh dhe 2385 ndeshjeve, vetëm 5 gola dallim

  • 18 December 2019 - 14:49
El Clasico: Pas 89 kampionatesh dhe 2385 ndeshjeve, vetëm 5 gola dallim

Pas 89 edicioneve të kampionatit (La Liga) dhe 2854 ndeshjeve të luajtura…, Real Madridi dhe Barcelona kanë një numër pothuajse identik të golave të shënuar, deri në atë pikë sa “El Clasico” e sotme mund ta ngushtojë diferencën në minimumin e mundshëm, nëse fiton Barça.

Kur topi të fillojë të lëvizë në “Camp Nou”, të bardhët do të paraqiten me 6137 gola të shënuar, përkundrejt 6132 golave të Barçës. Pesë gola larg nga afro 3000 ndeshjemes këtyre dy skuadrave, që do të rrumbullakosen më vonë.

Barazia midis dy klubeve ka qenë maksimale gjatë historisë. Më 10 shkurt 1929, llogarinë e golave në “El Clasico” e hapi Lazcano për Real Madridin, ndërsa Parera ishte lojtari i Barçës, që e bëri “sefte” më vonë.

Golin e 1000-të e realizoi Barcelona. Marcos Aurelio e pati këtë nder, më 22 tetor 1950. Real Madridi e arriti këtë “stacion” 14 ditë më vonë, falë Pahíño. 2000 gola për të bardhët i rrumbullakosi Paco Gento, më 9 nëntor 1963, shkruan Telesport.

Për katalanasit e pati këtë fat Zaballa, më 12 janar 1964. Real Madridi do të arrinte i pari 3000 gola, falë Juanito, më 20 janar 1982. Quini e bëri këtë për Barçën më 24 janar të atij viti. Edhe shifrën e 4000 golave e arriti Real Madridi i pari, përmes Iván Zamorano, më 22 dhjetor 1994. Guillermo Amor do të nënshkruante golin e 4000-të të Barcelonës, në vitin 1996. 

Dhe pas këtyre golave, ne hymë në “territorin” e Messit, i cili është vënë në krye të kësaj pune 15 vitet e fundit. Argjentinasi shënoi golin e 5000-të dhe 6000-të të Barçës, përkatësisht më 1 shkurt 2009 dhe 18 gusht 2018.

Nga ana tjetër, për Real Madridin e shënoi golin e 5000-të Guti, ndërsa të 6000-tin Asensio, saktësisht gjashtë muaj para Messit. Sa i takon bilancit mes dy gjigantëve të La Liga-s, Real Madridi mbetet lider, pas 2854 ndeshjeve të luajtura. 1700 fitore janë të bardha karshi 1646 të katalanasve.

(Kosova Sot Online)