Real Madridi mbërrin në Barcelonë me mesazhe në autobusët e ekipit

  • 18 December 2019 - 16:50
Real Madridi mbërrin në Barcelonë me mesazhe në autobusët e ekipit

Autobusët, me të cilët Real Madridi mbërriti në Hotelin Sofia në Barcelonë, u duk më ndryshe se zakonisht, pasi pati një mesazh në vend të emblemës së klubit.

Hoteli ku është vendosur skuadra e Zinedine Zidane është vetëm 600 metra larg stadiumit Camp Nou, aty ku Barcelona e pret Real Madridin sonte në orën 20:00.

Në vend të emblemës së klubit, ishin dy mesazhe motivuese në dy autobusët e bardhë.

“Frika është armiku” ishte njëri mesazhe, ndërsa tjetri ishte “Qofshi të fortë”.

Barcelona dhe Real Madridi luajnë për kreun e La Ligës, duke qenë se momentalisht e ndajnë pozitën e parë me pikë të barabarta pas 16 javëve.

(Kosova Sot Online)