El Clasico: Mbyllet pjesa e parë me dominimin e Real Madridit ndaj Barcelonës

  • 18 December 2019 - 21:00
El Clasico: Mbyllet pjesa e parë me dominimin e Real Madridit ndaj Barcelonës

Barcelona dhe Real Madridi e mbyllen baras pa gola një pjesë të parë energjike dhe futboll të fortë, në El Clasicon e parë të këtij viti që po zhvillohet në Camp Nou.

Dyzet e pesë minutat e parë të duelit të drejtpërdrejt për kreun në La Liga nuk dhuruan gola, përkundër rasteve të shumta në të dyja anët.

Barcelona e mbajtur posedimin e topin për vetëm dy për qind më shumë se Reali, por ky i fundit e dominoi duke e sulmuar vazhdimisht.

Gerard Pique u desh ta largojë një top nga vija e portës për ta shpëtuar Barçës nga pësimi i golit, ndërkohë që të njëjtën e bëri edhe Sergio Ramos duke e ndalur goditjen e Lionel Messit.

Federico Valverde dhe Karim Benzema e rrezikuar disa herë portën e Marc-Andre Ter Stegen.

Ndërkohë, Jordi Alba e humbi mbase mundësinë më të mirë në ndeshje, duke mos shënuar përballë Thibaut Courtois pas një pasimi magjik nga Messi.

(Kosova Sot Online)