Kështu u mavijos Varane nga Lenglet në El Clasico

  • 19 December 2019 - 09:56
Kështu u mavijos Varane nga Lenglet në El Clasico

Raphael Varane ishte lojtari ndaj të cilët u bënë ndërhyrje të ashpra në El Clasicon pa gola mes Barcelonës dhe Real Madridit të mërkurën në La Liga.

Në dy ndërhyrje nga Varane në pjesën e parë, Real Madridi kërkoi penallti dhe u zemëruar nga vendimi i gjyqtarit Hernandez Hernandez, i cili le që nuk e akordoi asnjërën, por as nuk e shikoi VAR-in.

Në pjesën e parë, Varane u godit me take nga bashkatdhetari i vet Clement Lenglet e cili e kishte ngritur këmbën lart dhe pastaj u tërhoq për fanelle nga Ivan Rakitic duke u shtyrë për një korner.

Pas ndeshjes, ka reaguar edhe vetë Varane, i cili ka publikuar fotografi duke treguar sesi duket këmba e tij si pasojë e ndërhyrjes së ashpër të bashkatdhetarit të vet, Lengelt.

(Kosova Sot Online )