Air Jordan apo CR7? Ronaldo kërceu në stil të NBA për të shënuar gol të mrekullueshëm

  • 19 December 2019 - 10:25
Air Jordan apo CR7? Ronaldo kërceu në stil të NBA për të shënuar gol të mrekullueshëm

“Ronaldo bëri diçka që mund ta shohësh në NBA, ai qëndroi në ajër për një orë e gjysmë”.

Kështu e vlerësoi trajneri i Sampdorias, Claudio Ranieri, kërcimin e Cristiano Ronaldos, i cili e sfidon gravitetin, për të shënuar golin e fitores së Juventusit 2:1 të mërkurën në Serie A.

Sulmuesi 34 vjeç kërceu 71 centimetra për ta goditur me kokë topin e harkuar nga Alex Sandro, duke e arritur lartësinë 2.56 metra.

Ishte një aftësi e parë më herët nga yjet e basketbollit në NBA, si LeBron James dhe James Harden.

“Ishte gol i bukur, por jam i lumtur me rezultatin, ishte një ndeshje shumë e vështirë sepse Sampdoria luajti mirë sot”, tha Ronaldo për Sky Sport Italia.

Por më vonë, në një postim në rrjetet sociale, Ronaldo e krahasoi kërcimin e vet me legjendën e Chicago Bulls, Michael Jordan.

“CR7 AIR JORDAN”, shkroi Ronaldo në Twitter.

(Kosova Sot Online )