Renditja e FIFA-s: Kosova e mbyll vitin 2019 në pozitën e 115-të

  • 19 December 2019 - 15:30
Renditja e FIFA-s: Kosova e mbyll vitin 2019 në pozitën e 115-të

FIFA e ka publikuar sot renditjen e fundit të vitit 2019, ku “Dardanët” gjenden në vendin e 115-të, pa lëvizur nga pozita qëe mbanin në muajin e kaluar.

FIFA e ka publikuar sot renditjen më të re, e cila do ta përmbyllë vitin 2019.

Me këtë rast, Kosova e mbyll këtë vit në pozitën e 115-të me 1174 pikë të grumbulluara.

Për shkak se këtë muaj nuk zhvilluan ndeshje, “Dardanët” nuk patën ndryshime në renditje pasi edhe muajin e kaluar ishin në të njëjtin vend.

Kosova bëri paraqitje mbresëlënëse në kualifikimet e Euro 2020, ku përfundoi në pozitën e tretë, prapa Anglisë dhe Republikës Çeke në Grupin A, edhe pse ishte vetëm 180 minuta larg kualifikimit.

Sidoqoftë, Verdhekaltrit do ta kërkojnë kualifikimin në Evropian përmes Ligës së Kombeve, ku do të luajnë në muajin mars ndaj Maqedonisë së Veriut. 

(Kosova Sot Online)