Renditja e FIFA-s: Shqipëria e 66-ta në vitin 2019

  • 19 December 2019 - 15:40
Renditja e FIFA-s: Shqipëria e 66-ta në vitin 2019

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur vitin 2019 në vendin e 66-të me 1356 pikë, sa kishte edhe muajin e kaluar.

FIFA e ka publikuar sot renditjen e fundit të ekipeve kombëtare për vitin 2019.

Kombëtarja shqiptare e ka mbyllur vitin në vendin e 66-të me 1356 pikë të grumbulluara, sa kishte edhe muajin e kaluar.

Ekipi i Edy Rejas gjendet përpara Arabisë Saudite dhe prapa Sllovenisë.

Pasi në muajin dhjetori Kuqezinjtë nuk kishin angazhime, nuk patën edhe lëvizje në këtë renditje.

Shqipëria nuk e bëri një kampanjë pozitive në eliminatoret e Euro 2020, e as në Ligën e Kombeve, prandaj do t’i presë kualifikimet e Botërorit 2022, të cilat do të nisin në pjesën e dytë të vitit 2020.

(Kosova Sot Online)