Valencia e do Cancelon

  • 19 December 2019 - 15:54
Valencia e do Cancelon

Klubi spanjoll shpreson ta huazojë mbrojtësin e djathtë portugez në afatin kalimtar të janarit.

Valencia është e vendosur ta transferojë Joao Cancelon në afatin kalimtar të janarit.

Klubi spanjoll e pëlqen tej mase mbrojtësin e djathtë të Manchester Cityt, shkruan “SuperDeporte”.

Gjiganti spanjoll dëshiron ta transferojë 25 vjeçarin në formë huazimi për ta zëvendësuar Thierry Correian, i cili ka dështuar të impresionojë në “Mestalla” që kur u transferua verën që shkoi nga Sporting Lisbona.

Cancelo, ish-futbollist i Interit dhe Juventusit, i ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje në Premierligë me Manchester Cityn këtë sezon.

(Kosova Sot Online)