Paraqitje e kënaqshme e Drin Kokajt dhe Era Shalës në Erzurum të Turqisë

  • 19 December 2019 - 16:09
Paraqitje e kënaqshme e Drin Kokajt dhe Era Shalës në Erzurum të Turqisë

Dy skitarët që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore për të Rinj, Llozana 2020, Drin Kokaj dhe Era Shala, po i vazhdojnë garat ndërkombëtare.

Të dy po marrin pjesë në Erzurum të Turqisë, ku po mbahet gara e FIS-it për të rinj.

Drin Kokaj në garën e djeshme të disiplinës sllallom doli i 23-ti nga 50 garues.

Kokaj pati kohën 1:44.15 sekonda në të dyja lëshimet.

Ai sot ishte i pa fat, pasi u diskualifikua gjatë lëshimit të dytë në sllallom të madh.

Era Shala sot garoi në sllallom të madh, ku doli e 18-ta nga 26 garuese.

Pas dy lëshimeve pati kohën 1:40.97 sekonda.

LOD për të Rinj “Llozana 2020” mbahen prej 9-22 janar 2020 në Llozanë të Zvicrës.

Image

(Kosova Sot Online)