Minamino i gatshëm për të ‘luftuar’ me Manen e Salahun

  • 19 December 2019 - 18:56
Minamino i gatshëm për të ‘luftuar’ me Manen e Salahun

Po shkon në ‘Anfielt’ që të luajë e jo të qëndrojë në stol, Minamino ka paralajmëruar sulmuesit e Liverpoolit…

Transferimi i ri i Liverpoolit, Takumi Minamino, është i gatshëm që t’i sfidojë Mohamed Salahun dhe Sadio Manen që të ketë sa më shumë minuta në këmbët e tij.

I transferuari nga Red Bull Salzburg për 7.25 milionë funte, do të zbresë në ‘Anfield’ sapo të hapet merkato e janarit.

“Nuk do të jetë sfidë e lehtë, përveç Salah dhe Mane – Liverpooli ka shumë lojtarë tjerë klasi”, u shpreh Minamino.

“Nuk është e lehtë për t’i kapërcyer këta lojtarë për t’ua zërë vendin, por të kesh mentalitetin e sfidimit të këtyre futbollistëve është e rëndësishme për të mbajtur nivelin e lartë të ekipit. Ai lloj mentaliteti është i rëndësishëm për ekipin dhe unë sigurisht që do të luaj me atë mentalitet”.

(Kosova Sot Online)