“U lëshua si aeroplan”, presidenti i Udineses thotë se Ronaldo meritoi karton të verdhë për fluturimin e tij!

  • 19 December 2019 - 21:18
“U lëshua si aeroplan”, presidenti i Udineses thotë se Ronaldo meritoi karton të verdhë për fluturimin e tij!

Cristiano Ronaldo ka shënuar një gol të bukur të mërkurën mbrëma në Serie A, duke ia siguruar fitoren Juventusit kundër Udineses.

Shkëputja e 34-vjeçarit ishte e mahnitshme, saqë ka shtyrë numrin një të klubit të Udineses, Massimo Ferrero, të bëjë pak shaka me Cristiano Ronadon.

Ronaldo u shkëput 2.56 metra ku shënoi gol të bukur me kokë kundër Sampdorias dhe reagimi i Ferreros ishte shumë qesharak.

“Më duhet të them se Ronaldo është dashur të ndëshkohet pas asaj shkëputje”, tha ai me shaka duke qeshur për ‘Sky Sport Italia’.

“Ishte sikur ai por lëshohej si një aeroplan. Cristiano e fitoi ndeshjen, djemtë e mi u mbrojtën mirë”.

(Kosova Sot Online)