“Salah po tregon prekjet e Messit”

  • 19 December 2019 - 22:50
“Salah po tregon prekjet e Messit”

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka krahasuar yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah me atë të Barcelonës, Lionel Messi dhe e ka quajtur egjiptianin një lojtar të kompletuar.

Salah ka realizuar 13 gola dhe 7 asistime në 23 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat.

Ai asistoi dje në fitoren 2:1 ndaj Monterreyt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. 

“Më pëlqen evolimi i tij. Sepse ai pati prekje mbrëmjen e kaluar (në sfidën ndaj Monterreyt) të një plejmejkeri. Ai krijoi raste rreth zonës që janë të jashtëzakonshme, (pati hije) të Messit në të në mbrëmjen e kaluar dhe mua më pëlqen që një djalë i cili mund të shënojë aq shumë gola gjithashtu të bëhet edhe një djalë që dhuron asistime”, tha Wenger.

“Ai është një lojtar i kompletuar”, shtoi francezi.


(Kosova Sot Online)