Januzaj kompleton het-trikun e parë në Spanjë

  • 19 December 2019 - 23:01
Januzaj kompleton het-trikun e parë në Spanjë

Januzaj ka shkëlqyer në fitoren 8-0 të Sociedad në Kupën e Mbretit CD Becerril… realizoi tre gola.

Nuk po gjen shumë hapësira në ekipin e parë, sidomos pas ardhjes së Martin Odeggard. Megjithatë, Januzaj sonte ka treguar se meriton më shumë minuta.

Ai ka realizuar tre gola në Kupën e Mbretit kundër CD Becerril, ndeshje që Real Sociedad e fitoi 8-0.

Ai fillimisht shënoi për 2-0 në minutën e 44’, për 3-0 në minutën e 46; dhe kompletoi het-trikun në minutën e 63-të.


(Kosova Sot Online)