Mbrojtësi i Interit “thumbon” Cristianon: Bravo, pothuajse kërceve sa unë!

  • 19 December 2019 - 23:16
Mbrojtësi i Interit “thumbon” Cristianon: Bravo, pothuajse kërceve sa unë!

Goli spektakolar i Cristiano Ronaldos ndaj Sampdorias, i shënuar pas një kërcimi në lartësinë 2.56 metra, ka bërë xhiron e botës, duke sjellë konfirmime se ylli portugez vijon të gëzojë një formë të shkëlqyer, pavarësisht moshës.

Megjithatë për të ulur disi entuziazmin, ka menduar ish mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, që nëpërmjet një postimi në Instagram, ka ngacmuar Ronaldon, duke sjellë në kujtesë një gol të ngjashëm që italiani ka shënuar gjatë Kupës së Botës 2006.

“Bravo Air CR&… Pothuajse si unë. Komplimente për golin”, shkroi Matrix në Instagram, duke shoqëruar foton e kërcimit të portugezit me foton e tij, ku dukshëm mbrojtësi italian ka kërcyer disa centimetra më lart.

(Kosova Sot Online)