Bayerni kërkon shërbimet e Joao Cancelos

  • 20 December 2019 - 08:29
Bayerni kërkon shërbimet e Joao Cancelos

Joao Cancelo nuk ka arritur të ambientohet me futbollin anglez dhe mund të largohet vetëm pas gjashtë muajsh të kaluara në Angli.

Mbrojtësi i djathtë portugez iu bashkua Manchester Cityt nga Juventusi, por pa arritur të bëjë vend në formacionin bazë të Cityt. Kësisoj Cancelo ka kërkuar largimin nga klubi në janar pasi synon që të luaj sa më shumë për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian me Kombëtaren e Portugalisë.

Bayern Munich është futur së fundmi në garë për lojtarin dhe ka kërkuar informacion nga City për të.

Bild ka raportuar se bavarezët e vlerësojnë lart yllin portugez dhe janë në gjendje të bëjnë një ofertë deri në 40 milionë euro për të.

Gjithsesi për Cancelon interesim ka shfaqur edhe ish-skuadra e tij Valencia si dhe Atletico Madrid.

(Kosova  Sot Online  )