Allegri godet futbollin italian: Taktikat janë punë m*ti, futbolli është art

  • 20 December 2019 - 08:43
Allegri godet futbollin italian: Taktikat janë punë m*ti, futbolli është art

Massimiliano Allegri beson se taktikat që e dominojnë futbollin italian janë “punë m*ti” dhe se futbolli duhet të shihet si art e jo në atë mënyrë.

Strategu italian Massimiliano Allegri ka qenë i papunësuar që kur i ndau rrugët me Juventusin në fund të sezonit të kaluar, pas pesë vjetëve të suksesshme në Torino.

52-vjeçari e stërviti Cristiano Ronaldon në sezonin e tij të fundit në Juventus dhe portugezi arriti t’i shënojë 28 gola në të gjitha garat gjatë sezonit 2018/19. Allegri insiston se për ta nxjerrë më të mirën nga lojtarët si Ronaldo duhet t’i lësh të lirë nga taktikat në fushën e lojës.

“Kur top ii shkon Ronaldos, [Paulo] Dybalas, Ronaldinhos, [Clarence] Seedorfit ose [Andrea] Pirlos… unë duhet t’i vendos lojtarët e tjerë në një pozitë për ta çuar topi deri te ta”, ka thënë Allegri për ESPN.

“Kur ata ta kenë topin, ata vendosin çfarë të bëjnë, se cili është vendimi më i miri. Djali im është tetëvjeçar dhe ne vazhdimisht i shikojmë disa video të lojtarëve të mëdhenj dhe gjërat e mrekullueshme që ata i bëjnë në sulm dhe mbrojtje sepse futbolli është art”.

“Në Itali, taktikat e skemat, ato janë punë m*ti. Futbolli është art dhe artistët janë lojtarët e klasit botëror. Nuk ke nevojë t’u mësosh atyre asgjë, vetëm mund t’i adhurosh. Në stol, unë jam një spektator që e shikon një shfaqje të dikujt dhe ai dikush është një lojtar”.

(Kosova Sot Online )