Lampard e paralajmëron Mourinhon: Do e shijoj edhe më shumë këtë fitore

  • 20 December 2019 - 13:51
Lampard e paralajmëron Mourinhon: Do e shijoj edhe më shumë këtë fitore

Trajneri i Chelseat, Frank Lampard, e ka pranuar se ka motivim shtesë për të siguruar fitore këtë fundjavë në ndeshjen kundër Tottenhamit, për shkak se do të jetë përballje ish-trajnerit të tij Jose Mourinhos.

Frank Lampard i kishte fituar dy tituj të Premierligës si lojtar i Chelseat nën Jose Mourinhon si trajner, duke u bërë i njohur edhe si njëri ndër mesfushorët më të mirë i të gjitha kohëve në futbollin anglez.

Pasi i dha fund karrierës së tij si futbollist në vitin 2017, Lampardi e nisi karrierën si trajner dhe këtë sezon është kthyer te ish-klubi i tij, Chelsea, ku i ka fituar 13 nga ndeshjet e tij të para si trajner në Stamford Bridge.

Të dielën, Lampardi dhe skuadra e tij do të përballen me Tottenhamin e drejtuar nga ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, i cili e mori drejtimin e Tottenhamit pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos nga klubi.

“Mendoj se do të jetë e veçantë. Mendoj se kjo do ta bëjë ndryshimin për mua, por mendoj se e njëjta gjë vlen edhe për të. Ne jemi të dy profesionistë, jemi të motivuar dhe nganjëherë, kur takohesh me dikë nga e kaluara, kjo të shtynë të punosh edhe më shumë”, ka thënë Lampardi.

“Për më tepër, do të jetë një përballje mes Tottenhamin dhe Chelseat. Kjo ndeshje është mjaft emocionuese edhe pa këto gjëra. Por, tani aty është Jose Mourinho dhe ai do të jetë i uritur për të na mposhtur”.

Kur u pyet se a do ta shijonte fitoren kundër Mourinhos edhe më shumë sesa vetëm për tre pikët e fituara, Lampardi u përgjigj: “Në kokën time, po. Unë dua të fitoj kundër më të mirëve”.

“Kur kam qenë kundër Pep Guardiolës dhe Jurgen Kloppit këtë sezon, kam menduar se a mund ta dëshmojë kundër këtyre trajnerëve të mrekullueshëm se çfarë mund të bëjmë unë dhe skuadra ime. Kështu që do të jetë një ndjenjë e ngjashme”. 

(Kosova Sot Online)