Për herë të parë në karrierë, Neymarit i bie vlera në treg

  • 20 December 2019 - 15:17
Për herë të parë në karrierë, Neymarit i bie vlera në treg

Pothuajse 11 vjet pasi e filloi karrierën si futbollist profesionist, vlera e Neymarit në treg ka rënë për herë të parë, sipas specialistëve të Transfermarkt. Që kur iu bashkua PSG-së, braziliani i ka fituar disa trofe me gjigantët parisien, por gjithashtu është dëmtuar nga skandalet jashtë fushës së lojës.

Në shkurt të vitit 2009, një muaj para se ta bënte debutimin e tij si profesionist për Santosit, Neymari u shfaq në uebsajtin e Transfermarkt me çmim prej 17 milionë eurove. Vetëm pak kohë pas kësaj, ai filloi të njihej në Spanjë si “Pele i ri”.

Kur e arriti transferimin në Barcelonë në vitin 2013, vlera e tij në treg u vlerësua me 50 milionë euro dhe ishte pikërisht gjatë kësaj kohe me klubin katalonas kur shpërtheu Neymari, duke u shndërruar në yllin global që e njohim sot.

Katër vjet më vonë, më 2017, para se ta siguronte transferimin në Paris Saint-Germain, vlera e Neymarit u ngrit në 100 milionë euro, shumë kjo inferiore ndaj 222 milionë eurove që PSG-ja i pagoi për t’i siguruar shërbimet e brazilianit atë verë.

Atë vit, vlera e brazilianit e arriti kulmin e vet, kur u vlerësua me 180 milionë euro.

Por, përkundër që kjo shifër e matur nga Transfermarkt vlerësohet në bazë të disa faktorëve kontribuues, vlera e Neymarit nuk ka rënë asnjëherë në karrierën e tij… deri më tani. Lëndimet dhe një seri e probleme jashtë fushës së blertë kanë kontribuar në këtë situatë dhe vlera e Neymarit ka rënë nga 180 në 160 milionë euro. 

(Kosova Sot Online)