Zbulohet ekipi i vitit në Kosovë

  • 20 December 2019 - 18:54
Zbulohet ekipi i vitit në Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar ekipin ideal të vitit 2019, në gala mbrëmjen që po mbahet sonte.

Ekipin ideal e votuan trajnerët dhe kapitenët e IPKO Superligës.

Me këtë rast, Visar Bekaj i prin në portë ekipit më të mirë të vitit, për të vazhduar me mbrojtësit Armend Thaqi, Përparim Islami, Arbër Prekazi e Visar Berisha.

Në mesfushë janë vendosur, Albert Dabiqaj, Arb Manaj e Mendurim Hoti.

Kurse, sulmi përbëhet nga treshja Kastriot Rexha, Blend Baftiu e Xhevdet Shabani.

(Kosova Sot Online)