Raiola flet për Pogban dhe problemin e Manchester United

  • 20 December 2019 - 22:21
Raiola flet për Pogban dhe problemin e Manchester United

Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, ka folur për mediat angleze në lidhje me të ardhmen e mesfushorit të Manchester United.

Ai është i lidhur  me një kalim te Juventusi, por interesim për të ka edhe nga Real Madridi.

“Paul dëshiron të jetë i lumtur, dëshiron të fitojë trofe dhe do të dëshirojë ta bëjë atë me Manchester United. Kishte pasur interes të madh nga Real Madrid, por Manchester United nuk i filloi bisedimet. Unë nuk krijova kaos për këtë gjë dhe nuk e bëra atë sepse punoj në partneritet me lojtarin”. 

“Pogba do të dëshironte të punonte me Zidanen”.

Sa i përket asaj se si po ecën Manchester United, Riola tha se klubi ka nevojë për një drejtor sportiv.

“Ka nevojë për një figurë specifike, një drejtor sportiv. Dikush që vepron si lidhje mes ekipit, trajnerit dhe pronarëve, i cili mund të qëndrojë në mes të disa palëve”.

“Ky lloj specialisti është i nevojshëm sepse trajneri nuk ka kohë të kontaktojë të gjithë. Më duket se Unitedit i mungon në këtë drejtim një njeri”.

“Nëse skuadra gjen identitetin, Paul është lojtari ideal. Nëse doni të luani me dy ose më shumë mesfushorë nuk ka më të mirë se Paul”, ka thënë Raiola. 

(Kosova Sot Online)