Dortmund e mbyllë vitin me humbje

  • 20 December 2019 - 22:32
Dortmund e mbyllë vitin me humbje

Dortmund e ka mbyllur vitin 2019 me humbje, është mposhtur 2-1 nga Hoffenheim

Skuadra e Lucien Favre është befasuar nga Hoffenheim duke e mbyllur vitin në mënyrën më të keqe, me humbje.

Dortmund e nisi më mirë ndeshjen, Mario Gotze shënoi për 0-1 në minutën e 17-të. 

Por, Hoffenheim përmbysi gjithçka me golat e Sargis Adamyan 79’ dhe Andrej Kramaric 87’, për ta mposhtur Borussia Dortmundin në “PreZero Arena”.

Kështu, Dortmund tani rrezikon ta humbasë edhe pozitën e katërt derisa Bayern Munich ka shansin të shkojë në +3 me ekipin e Favre.

(Kosova Sot Online)