Bologna interesohet për transferimin e mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli

  • 21 December 2019 - 09:46
Bologna interesohet për transferimin e mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli

Brdian Ismajli mund ta bëjë hapin e madh në karrierë gjatë afatit kalimtar dimëror.

Mbrojtësi shqiptar që po luan me Hajdukun e Splitit është bërë objektiv i skuadrës së famshme italiane Bologna.

Paraqitjet e mira me Hajdukun dhe Kombëtaren shqiptare kanë bërë drejtuesit e Bolognës ta rikthejnë interesimin për Ismajlin.

Sipas asaj që ka raportuar Corriede di Bologna, drejtuesit e klubit italian po mendojnë ta afrojnë Ismajlin në janar.

Prishtinasi mund t’i bashkohet klubit italian për një shumë rreth 1,5 milionë euro.

23-vjeçari ka zhvilluar 16 ndeshje këtë edicion me Hajdukun e Splitit dhe është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar në Kroaci.

Kujtojmë që Ismajli në kohët e fundit është bërë një futbollist shumë i rëndësishëm edhe për Kombëtaren e Shqipërisë që ka luajtur rregullisht.

(Kosova Sot Online )