Sa i madh është Mbappe, nuk e lë sigurimin ta marrë vogëlushin!

  • 22 December 2019 - 07:56
Sa i madh është Mbappe, nuk e lë sigurimin ta marrë vogëlushin!

Mbappe cdo ditë e më shumë po tregon klasin brenda dhe jashtë fushe.

Kylian Mbappe ka shkëlqyer në fitoren 4-1 të PSG-së kundër Amiens.

Ai shënoi dy gola në këtë takim, të parin në minutën e 10-të dhe të tretin në minutën e 63-të, ndërsa Neymar shënoi golin e dytë në minutën e 46-të dhe në fund Icardi realizoi në minutën e 84’.

Mbappe tashmë në moshë të re, është idhull për shumë fëmijë në mbarë botë.

Para se të përfundonte, një fëmijë hyri për ta përqafuar dhe marrë një autograf nga Kylian dhe falë zemërgjerësisë së tij, ai edhe ia doli, pasi Mbappe nuk e lejoi sigurimin ta marrë fëmijën duke e përcjellë vet atë nga fusha dhe në fund duke i dhuruar një autograf në librin që vogëlushi mbante me vete.

(Kosova Sot Online)