Klopp krenar me triumfin e parë të Liverpoolit në Kupën e Botës për Klube

  • 22 December 2019 - 08:38
Klopp krenar me triumfin e parë të Liverpoolit në Kupën e Botës për Klube

Trajneri i Liverpooli, Jurgen Klopp, ka thënë se ndihet shumë mirë që e ka fituar Kupën e Botës për Klube për herë të parë në histori të të kuqve.

Trajneri gjerman, i cili dikur i kishte humbur shtatë finale radhazi – e ka fituar Ligën e Kampionëve, Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube këtë vit.

Liverpooli e fitoi Kupën e Botës për Klube për herë të parë në histori duke e mundur Flamengon 1:0 në kohën shtesë, me një gol të Roberto Firminos.

“Në këtë moment duhet të mendojnë për një natë të mrekullueshme për ne, për klubin dhe për të gjithë ata që janë këtu me ne”, tha Klopp.

“Sonte nuk kemi mundur të bëjmë më shumë sesa ta fitojmë këtë ndeshje, ta fitojmë për herë të parë Kupën e Botës për Klube për këtë klub të mrekullueshëm”, shtoi ai.

“Jam shumë krenar me djelmoshat”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)