Fede Valverde nxjerr nga ekuacioni Pogban, Real Madrid nuk e do më francezin

  • 22 December 2019 - 09:21
Fede Valverde nxjerr nga ekuacioni Pogban, Real Madrid nuk e do më francezin

Real Madrid nuk do ta transferojë Paul Pogban.

Mesfushori francez, Pogba, nuk është më pjesë e listës së dëshirave të Real Madrid.

Ylli i Manchester United lidhej me një kalim të mundshëm tek Reali, por një marrëveshje nuk u arrit në merkaton e verës.

Zinedine Zidane i ka dhënë hapësirat Fede Valverde, i cili ka arritur të tregojë për mrekulli vlerat e tij. 

Raportimet në mediet britanike bëjnë të ditur se Real nuk do të synojë lëvizjen për Pogba, pasi janë të kënaqur me Fede.

Në anën tjetër, ‘Marca’ bën të ditur se Real Madrid i ka bërë me dije agjentin të lojtarit, Mino Raiola, se nuk janë të interesaur më për transferimin.

Pogba është jashtë fushave të blerta qysh nga shtatori, pasi ka dëmtuar nyjën e këmbës.

(Kosova Sot Online)