Pamje: Dubois fiton përsëri me nokaut mahnitës ndaj Fujimotos

  • 22 December 2019 - 10:08
Pamje: Dubois fiton përsëri me nokaut mahnitës ndaj Fujimotos

Daniel Dubois e ka zgjatur rekordin e boksierit të pamposhtur, pasi e rrahu Kyotaro Fujimoton me një nokaut mahnitës të shtunën në Copper Box Arena në Londër.

22-vjeçari nga Britania e Madhe, i cili shihet si njëri prej pretendetëve për titull të botës në kategorinë e rëndë, e dominoi kundërshtarin e vet japonez, duke e hedhur në dysheme me një kroshe në rundin e dytë.

Fujimoto u ngrit në këmbë por një goditje brutale me të djathtën nga britaniku e bëri atë që kërkojë ndihmë mjekësore në dysheme. 

“Ia dhashë një goditje të ëmbël dhe kaq ishte, natën e mirë”, tha Dubois pas meçit.

Dubois i ka rrahur me nokaut 13 nga 14 kundërshtarët e tij deri tani dhe promotori i tij, Frank Warren, ka paralajmëruar se ai do ta ketë mundësinë për të luftuar për një titull bote në fund të vitit 2020.

 

(Kosova Sot Online)