Milani synon ta mbyllë vitin me fitore ndaj Atalantas së rrezikshme, formacionet

  • 22 December 2019 - 11:44
Milani synon ta mbyllë vitin me fitore ndaj Atalantas së rrezikshme, formacionet

Milani do të kërkojë ta mbyllë vitin 2019 me fitore në Serie A, dhe për ta arritur këtë i duhet ta kalojë një pengesë shumë të vështirë siç është Atalanta.

Skuadra e Stefano Piolit ka udhëtuar drejt Bergamos për t’u përballur me Atalantën në ndeshjen e fundit para pushimit dimëror, që nis në orën 12:30.

Milani i ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit dhe vazhdon të renditet në mesin e tabelës, por një fitore eventuale, do ta afronte në vetëm 11 pikë larg pozitës së katërt, që është synim i kuqezinjve këtë stinor. 

Ndërkohë, Atalanta, e cila shkroi historinë e klubit duke e kaluar fazën grupore në Ligën e Kampionëve, synon ta ruajë hapin për top katërshe, duke e ditur se fitorja do ta afronte katër pikë larg Romës.

Formacionet zyrtare:

Atalanta: Gollini; Toloi, Palomino, Djimsiti; Castagne, De Roon, Pasalic, Gosens; Ilicic, Malinovskyi; Gomez

Milan: G Donnarumma; Conti, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bennacer, Bonaventura; Suso, Leao, Calhanoglu.

(Kosova Sot Online)