“Ramos bën gabime që të tjerët ia mbulojnë, por ju s’i shihni”

  • 22 December 2019 - 13:51
“Ramos bën gabime që të tjerët ia mbulojnë, por ju s’i shihni”

Yeray i Athletic Bilbaos beson se Raphael Varane është mbrojtës më i mirë se Sergio Ramos, duke thënë se kapiteni i Real Madridit bën shumë gabime.

Yeray e pranon se Ramos është njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë për momentin, por këmbëngul se edhe ai ka të meta si çdo futbollist tjetër.

Duke folur në një intervistë për AS në prag të ndeshjes së fundit mes Bilbaos dhe Real Madridit në Santiago Bernabeu, Yeray tha: “Ramos është njëri prej më të mirëve në botë, por edhe ai ka të meta, si çdo kush tjetër”. 

“Ai bën shumë gabime, por bashkëlojtarët e tij ia mbulojnë ato dhe ju nuk e shihni këtë”, shtoi ai.

I pyetur të zgjedhë një lojtar të Real Madridit, Ramos nuk ishte i parapëlqyeri i tij.

“Ai është shumë i mirë, ama unë e zgjedh Varanin para tij”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)