Benzema, mbret në Santiago Bernabeu

  • 22 December 2019 - 13:52
Benzema, mbret në Santiago Bernabeu

Pas tri ndeshjeve radhazi në udhëtim kundër Club Brugge, Valencia dhe Barcelona, Real Madridi rikthehet në Santiago Bernabeu për herë të fundit në vitin 2019, me Atheltic Bilbao që e viziton shtëpinë e Karim Benzemas.

Nuk ka më mirë se në shtëpi për francezin këtë sezon dhe shifrat e tij tregojnë se sa shumë e shijon ai lojën në Bernabeu.

Dhjetë kundërshtarë të ndryshëm e kanë vizituar Bernabeun këtë sezon dhe Benzema ka shënuar kundër të gjithë tyre përvec dyve: Club Brugge dhe Real Betis. 

Nuk është rastësi se ato janë dy ndeshje në të cilat Madridi dështoi të fitojë, si dhe në ndeshje ndaj Osasunas për të cilën numri 9 u pushua.

Benzema i ka shënuar 16 gola deri tani këtë sezon, ndërsa 11 prej tyre i ka realizuar në shtëpi.

Athletic Bilbao viktima e tij e parapëlqyer

Benzemas i pëlqen të luajë ndaj baskëve. Ai i ka shënuar 11 gola kundër Bilbaos dhe Granadas.

Këtë sezon, Benzema është duke garuar me Lionel Messin për Këpucën e Artë në Spanjë.

(Kosova Sot Online)