Ylli i Real Madridit me gol magjik

  • 22 December 2019 - 15:45
Ylli i Real Madridit me gol magjik

Martin Odeegard vazhdon të shkëlqejë me ekipin e Real Sociedad.

Djaloshi i talentuar ka shënuar golin e tretë në fitoren e ekipit të tij 3:0 kundër Osasunas.

I riu mori përsipër një goditje dënimi dhe e pushoi në trekëndëshin e portierit kundërshtar.

Kartoni i djaloshit është në duart e Real Madridit, pavarësisht se norvegjezi është i huazuar te Sociedadi.

(Kosova Sot Online)