Muriqi shënon në fitoren e madhe të Fenerbahçes

  • 22 December 2019 - 19:03
Muriqi shënon në fitoren e madhe të Fenerbahçes

Tjetër ndeshje, tjetër gol për Muriqin në Superligën e Turqisë

Fenerbahçe e ka mposhtur 3-1 Beshiktashin në kuadër të xhiros së 16 në Superligën e Turqisë.

Në këtë ndeshje golin e ka gjetur sërish edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

25-vjeçari shënoi për 3-1 në minutën e 68-të, golin e 10 në Superligën e Turqisë në vetëm 15 paraqitje.

(Kosova Sot Online)